Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Timothy 6

:
Albanian - DHRGKK72
1 Sa janë ndënë sgjedhë shërbëtorë, le t’i kuitojënë zotënit’ e vet vëjefshim për qish do farë nderie, qi mos nemet’ emëni i Perëndisë edhe mësimi.
2 Edhe ata qi kanë zotëni besëtarë, le mos i hedhin poshtë, sepse janë vëllazën, por ma shumë le t’u punojënë, sepse ata qi fitojënë punën’ e mirë janë besëtarë edhe dashunë. Këto mëso edhe porosit.
3 Ndë mësoftë kushi mësime hueja, edhe ndë mos i voftë mbrapa fjalëvet shëndosha Zotit t’ynë Iesu Krishtit, edhe mësimit qi ashtë mbas besësë mirë,
4 kyi asht’ i marrë, edhe s’di gja, por asht’ i sëmunë për zana e për ngrana me fjalë,
5 prei cillavet del zmir, qartë, nemunë, mendime doba, fjalë kota nierëzish prishunë mentsh, edhe qi janë mangutë prei vërtetësë, sepse ata kuitojënë se bes’ e mirë ashtë për fitim. Mërgohu prei tillësh.
6 Por bes’ e mirë me mbastiminë mbë pakët ashtë fitim i math.
7 Sepse asgja s’kemi prumë ndë botët, edhe e marrimë vesht fort mirë, se as s’mundemi me marrë gja jashtë me vetëhe.
8 Por kur kemi ushqime e mbulesa, le na mbastojënë këto.
9 Edhe ata qi duenë me u bamë pasunë, bijënë ndë ngasëje edhe ndë lak, edhe ndër shumë dëshërime qi janë marra, edhe qi bajënë keq, cillatë mbushinë nierëzitë ndë prishie e ndë hupie.
10 Sepse rranja e gjithë këqiavet ashtë dashunia e argjandit; disa qi i pëlqyen’ asai duelnë jasht’ udhësë besësë, edhe e shkuenë vetëhen’ e atyne me shumë dhimtuna.
11 Por ti, o nieriu i Perëndisë, ik prei këtyneve, edhe ndiq dreitëninë, besën’ e mirë, besënë, dashuninë, duriminë, butësinënë.
12 Lufto luftën’ e mirë besësë, rroq jetën’ e pasosëme, mbë cillën’ edhe u thirre, edhe rrëfeve rrëfimin’ e mirë përpara shumë deshmitarëve.
13 porosis përpara Perëndisë qi u ep jetë gjithave, edhe përpara Iesu Krishtit qi deshmoi rrëfimin’ e mirë ndë ditë Pilat Pondiut,
14 rueish porosinë pa shgryem, pa palavi, deri mbë dukunit Zotit t’ynë Iesu Krisht,
15 cillinë ndë kohëna veta ka me e diftuem i lumuni edhe i vetëmi fuqitar, mbëreti i mbëretënavet, edhe zoti i zotënavet,
16 ai qi ka vetëmë pavdekëninë, edhe qi ashtë ndenjunë ndë dritë paafrueshime, cillin’ askushi prei nierëzish s’e pa, as mundetë me e pamë; mb’ate qoftë nderë edhe pushtet i pasosunë. Amen.
17 Porosit pasunitë ndë këte jetë, mos mendojënë nalt, as mos shpërejënë mbë pasiet qi s’dihetë, por mbë Perëndin’ e gjallë qi na ep gjitha me dorë hapëtë për fitim;
18 punojënë punë mira, bahenë pasunë me punë mira, jenë dorë-hapëtë, shoqënueshim,
19 venë mbë-nj-anë thesore për vetëhen’ e atyneve qi ashtë themel i mirë për jetënë qi vien, qi fitojënë jetën’ e pasosëme.
20 O Timothe, ruei ndorienë, edhe këthe shpinënë prei ndytavet fjalëvet kota, edhe prei përpiekunavet me fjalë asai mendieshë qi qjuhetë rrenë.
21 cillënë mbassi thoshinë disa se e dinë, ranë prei udhësë besësë. Hiri qoftë bashkë me tyi, Amen. E para (letërë) mbë Timothenë u shkrue kah Laodikia, qi ashtë krye-qytet i Frygisë Pakatianësë.